LAJMI I FUNDIT:

Veriu injoron vendimet e Qeverisë, shkollat vijojnë mësimin

Veriu injoron vendimet e Qeverisë, shkollat vijojnë mësimin

Edhe pse Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndërpritet mësimi deri më 27 mars në mbarë territorin e Kosovës për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 19, serbët e veriut nuk po e respektojnë atë.

Të gjitha shkollat në katër komunat veriore, si dhe universitetet, të cilat janë nën urdhrat e Serbisë, kanë funksionuar sot normalisht, ndërsa nxënësit kanë vijuar mësimin që nga ora 7:00 e mëngjesit.

Coronavirusi, Veliu kërkon mbylljen e të gjitha shkollave në veri të vendit
Lexo po ashtu Coronavirusi, Veliu kërkon mbylljen e të gjitha shkollave në veri të vendit

Ekipi i KosovaPress-it, që ka qëndruar të enjten nga orët e hershme të mëngjesit në atë pjesë, është penguar vazhdimisht në kryerjen e punës, ndërsa askush nga udhëheqësit e institucioneve arsimore nuk ka dashur të flasë për këtë temë.

“Ik në Prishtinë merr pamje, se ta thyejmë kokën me gjithë atë kamerë, ne dëgjojmë presidentin Vuçiq çfarë na thotë, dëgjojeni edhe ju, Mbylle kamerën nëse do të mbetesh gjallë”, ishin vetëm disa nga fjalët kërcënue se të drejtuara ndaj ekipit të KosovaPress, nga persona të sigurimit dhe të punëtorëve të shkollave të ndryshme në veri.

KosovaPressi ka provuar të kontaktojë disa herë edhe me drejtoreshën e Arsimit paralel në veri, Jasmina Dediq, që është edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, por deri në mesditë ajo nuk ka qenë në zyrën e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Lajme
Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Lajme
Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Politikë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Lajme

"Kanë dalë gjyshet kanë shku me i këqyr nipat, u kënaqën"- Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori