LAJMI I FUNDIT:

Vera Ora: Rita ka filluar pikturën, është izoluar në një shtëpi tjetër

Vera Ora: Rita ka filluar pikturën, është izoluar në një shtëpi tjetër

Nëna e Rita Orës, Vera Ora, tashmë është kthyer në një nga personazhet më të përfolura për shkak të profesionit të saj.

Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë në shqip për “Vizioni i Pasdites” me Evi Reçin, teksa rrëfeu kthimin e saj në vijën e parë të frontit dhe se meraku që familja ka për të është i madh megjithatë ajo ndihej përgjegjëse për ta marrë përsipër këtë detyrë.

“Është detyra ime si mjeke dhe kur mu ofrua kjo punë e pranova. Ndihesha përgjegjëse ta bëja këtë punë dhe kjo është puna ime. E tërë famija shqetësohet se jam e rrezikuar por jemi të vetëdijshme të gjithë. Vajzat janë të izoluara në një vend tjetër të shtëpisë, për t’ju shmangur rrezikut ndaj infektimit. Mundohem të ndaloj transmetimin e infeksionit te rrethi im dhe familja ime, dhe ata brengosen për shëndetin tim. Dmth si doktoreshë që mund të sjell rrezikun në shtëpi, ato normalisht që brengosen ndaj shëndetit tim”, ka thënë ajo.


Vera Ora (Foto: YouTube)

Vera zbuloi gjithashtu edhe një tjetër talent të Rita Orës që nuk e njihnim deri më sot, atë të pikturës.

“Unë komunikoj me vajzat rregullisht në çdo ditë. Merren me profesionin e tyre. Normalisht që artistët kanë marrë një metodë tjetër të komunikimit. Rita gëzon një talent të ri. Ka filluar artin, vizatimin. Të gjithëve jua rekomandoj. Është relaksuese përkrah muzikës, artit dhe ushtrimeve të tjera.Rita ka talentin e të dyve. Besoj që është e kombinuar. Besoj se e ka talentin që e ka shpreh që më herët i përmbahet dhe e vazhdon. Ajo vazhdon punën e saj në mënyrën e saj, është shumë e lumtur se ka qenë shumë e ngarkuar. Nuk ka qëndruar në një vend për më shumë se një javë. Është mënyrë relaksimi. E shfrytëzon për të punuar sa më tepër në projektet e rradhës”, vazhdon Vera.

Ora ndër tjerash përgëzoi gjithashtu angazhimin shqiptar në respektimin e masave pasi sipas saj janë thelbësore në luftën ndaj përhapjes së COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Magazina
Blerina Kllokoqi Rugova: Me Mendimin u njoha në diskotekë se ku tjetër, a menduat që në bibliotekë a?

Blerina Kllokoqi Rugova: Me Mendimin u njoha në diskotekë se ku tjetër, a menduat që në bibliotekë a?

Magazina
Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Magazina
Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, pozojnë në një fotosesion mahnitës për Primark

Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, pozojnë në një fotosesion mahnitës për Primark

Magazina
Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Marre”

Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Marre”

Magazina
Kalo në kategori