LAJMI I FUNDIT:

​Veliu raporton sot për kasafortën në Ministrinë e Brendshme

​Veliu raporton sot për kasafortën në Ministrinë e Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot do të raportojë para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në lidhje me kasafortën me dokumente të klasifikuara shtetërore për të cilën MPB tha se ishte gjetur në gjendje jo të rregullt.

Fjala është për kasafortën në të cilën ruhen dokumentet konfidenciale të ministrit të Punëve të Brendshme që përmbajnë të dhëna të rëndësishme për sigurinë e shtetit.

Pas pranimit të detyrës së ministrit Agim Veliu, u tha se në kabinetin e këtij të fundit janë gjetur në gjendje të parregullt disa nga dokumentet e klasifikuara me nivelin përkatës të klasifikimit.


Për këtë arsye Ministria e Punëve të Brendshme kishte themeluar fillimisht një Komision, i cili ka evidentuar gjendjen e dokumenteve të ndodhura në njërën nga kasafortat e kabinetit.

Ky komision përmes raportit të datës 8 qershor 2020, ka konstatuar se disa nga këto dokumentet nuk janë gjetur në gjendje të sigurisë fizike, sipas standardeve siç përcaktohet me ligj dhe me Rregulloren për Sigurimin Fizik të Informacionit të Klasifikuar. /KP/