LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi thyen heshtjen: Jam i lodhur nga negociatat, dua të shkoj te Lazio

Vedat Muriqi thyen heshtjen: Jam i lodhur nga negociatat, dua të shkoj te Lazio

Vedat Muriqi ka thyer heshtjen rreth të ardhmes së tij, duke e kërkuar largimin nga Fenerbahce.

Sulmuesi prizrenas duket se po e kërkon me ngulm kalimin te Lazio, mirëpo dy klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje.

Muriqi ka thënë se ai është i lodhur nga negociatat e stërzgjatura dhe kapranuar publikisht se dëshiron të kalojë te skuadra italiane.


“Dua të shkoj te Laizo, mirëpo këto negociatat janë stërzgjatur dhe jam i lodhur nga to”, ka thënë 26-vjeçari.

Reprezentuesi i Kosovës, sipas asaj që raporton gazetari Ertan Suzgun, dëshiron që sa më parë të kalojë te Lazio dhe të përshtatet në sistemin e lojës së tyre para se të fillojë edicioni 2020/21. /Telegrafi/