Ka ndërruar jetë sot i mbijetuari i Masakrës së Izbicës, Mustafë Dragaj.
Dragaj nga Leqina e Skenderajt, kishte dëshmuar në Hagë kundër kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët e tij në rrjetet sociale.
Draga ishte i mbijetuar i masakrës së Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta. /Telegrafi/