Vdes shoferi i njërës nga veturat e aksidentuara në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) i Shkupit, njofton se ka vdekur shoferi i njërës nga veturat e aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur herët në mëngjes në urën ''Goce Dellçev'' në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Policisë, në këtë aksident fillimisht ka ardhur deri te përplasja e veturës ''Fiat Punto'' dhe ''Cotroën'', që më pastaj vetura ''Fiat Punto'' të godasë gardhin anësorë të urës. Ekipet e zjarrfikësve e kanë tërhequr shoferin nga vetura, ndërkaq ndihma e shpejtë është munduar që t'ia jepë ndihmën adekuate mjekësore.
Policia nuk e ka publikuar identitetin e viktimës, kurse detaje shtesë do të jepen më vonë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































