LAJMI I FUNDIT:

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Prishtinë 

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Prishtinë 

Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person, këmbësor ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamion) dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e mjekësisë familjare nr. IV.


Lidhur me këtë aksident ngasësi i automjetit, M. J mashkull 39 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor  dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh.

Gjithashtu me urdhër të prokurorit edhe automjeti është konfiskuar nga ana e policisë.

Ndërsa, trupi i viktimës M. L mashkull, 60 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/