Site icon Telegrafi

Vdes gazetari serb në Beograd, ishte sulmuar nga qentë endacakë

Gazetari, analisti i mediave dhe një nga themeluesit e Grupit Prodhues “Mrezha”, Vladan Radosavljeviq, 62-vjeçar, vdiq tragjikisht dhe gruaja e tij Olga 58-vjeçare u lëndua rëndë pasi u sulmuan dhe u kafshuan nga qentë endacakë.

Gjithçka ndodhi të mërkurën në malin Kosmaj që gjendet në afërsi të Beogradit, transmeton Telegrafi.

Radosavljeviq u sulmua nga një tufë qensh endacak në afërsi të vilës së tij në Kosmaj, derisa gruaja e tij Olga, të cilën e thirri për ndihmë, u lëndua rëndë dhe u dërgua në Qendrën Emergjente.

Siç bëhet e ditur, Radosavljeviq ishte gazetar i ish-Studio B dhe drejtor i programit NTV Studio B. Ai është një nga themeluesit e Grupit të Prodhimit, “Mrezha”.

Siç raportojnë mediet serbe, gruaja që ushqeu qentë që kafshuan deri në vdekje gazetarin dhe analistin Vladan Radosavljeviq deklaroi se pronari i kafshëve është në burg duke vuajtur dënimin dhe se një zonjë e caktuar që aktualisht ndodhet në Francë është punësuar për të ushqyer qentë.

Siç raportojnë mediet serbe, me sa duket në afërsi të vendit të tragjedisë jeton një e moshuar që ushqen herë pas here qentë.

Shkaku i vdekjes së 62-vjeçarit do të përcaktohet në autopsi. Supozohet se qentë e kanë kafshuar dhe i kanë prerë një arterie në këmbë dhe për pasojë i ka dalë gjak. /Telegrafi/

Exit mobile version