Site icon Telegrafi

“Vamos” nga Ghetto Geasy, Majk dhe Onat arrin një milion për një ditë

Onat dhe Ghetto Geasy në klipin e ri (Foto: YouTube)

Para një dite anëtarët e labelit “Babastars”, Ghetto Geasy, Majk dhe Onat kanë publikuar këngën e re “Vamos”.

Ky projekt ritmik vjen i realizuar me një video mjaft të veçantë, gjersa kombinohet me ditët e ‘nxehta’ që do vijnë në vazhdim.

Kënga u mirëprit edhe nga fansat e reperëve, e kjo dëshmohet mjaft mirë me shikimet që ka marrë në platformën YouTube. Për vetëm një ditë kënga e yjeve të hip – hopit shqiptar ka marrë mbi një milion klikime.

Për tekstin e kësaj kënge janë përkujdesur vetë reperët, miksimin dhe ‘beat-in’ i ka bërë Alandy, ndërsa xhirimet e videos i ka bërë produksioni Imagine Films.

Geti, Majku dhe Onat kanë sjell edhe disa bashkëpunime të tjera të cilat rezultuan me suksese të mëdha.

Reperët aktualisht janë duke punuar edhe në albumin e ri, i cili do ketë projekte dhe duete me emra të njohur të skenës tonë.

Lexo po ashtu https://telegrafi.com/tag/babastars/

Vlen të ceket se Geti, Majku dhe Onat ndaras do të mbajnë gjatë verës disa koncerte anembanë trojeve shqiptare si dhe në diasporë. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version