Paris Saint-Germain i ka vendosur çmimin talentit portugez, Goncalo Guedes, i cili është i huazuar te Valencia, por klubi spanjoll nuk është i lumtur me këtë çmim.
Sulmuesi anglez i talentuar është i huazuar te Valencia në La Liga deri në fund të sezonit dhe spanjollët kanë të drejt për të bërë të përhershme marrëveshjen.
Megjithatë, një gjë e tillë pritet të jetë e vështirë pasi Valencia nuk është e lumtur me çmimin e kërkuar nga PSG.
Sipas gazetës spanjolle AS, gjiganti parisien thuhet si i ka treguar klubit Los Che se Guedes kushton 40 milionë euro.
Përveç Valencias, Guedes ka qenë një interesim i madh për klube tjera evropiane, përfshirë edhe Real Madridin dhe Milanin.
I riu portugez ka shprehur disa herë dëshirën për të qëndruar në Mestalla, por një gjë e tillë vështirë të ndodh.
Guedes në këtë sezon ka zhvilluar 19 ndeshje me Valencian, teksa ka shënuar edhe pesë gola. /Telegrafi/