Të moshuarit me sëmundje kronike të moshës 75-79 vjeç do vazhdojnë të vaksinohen deri në datën 22 prill në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.
Në këtë sallë gjithashtu po vazhdon vaksinimi edhe i personelit shëndetësore, i personave me dializë dhe të moshuarve mbi 80 vjeç.
Koordinatori i Qendrës “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se nga data 8 prill deri sot në orët e mesditës, nga personat 75 -79 vjeç me sëmundje kronike, janë vaksinuar 1172 persona.
Ai shtoi se nga data 8 prill, numri total i të vaksinuarve në këtë qendër, është më shumë se 2.750 persona.
“Është dita me radhë prapë që jemi duke vazhduar me persona me sëmundje kronike të moshës 75 vjeç e sipër dhe aktualisht deri në këto qastë që flasim, kemi të vaksinuar 1172 persona mbi 75 vjeç me sëmundje kronike. Ndërsa në total nga data 8 deri më datën e sotme që kemi përfshirë personelin shëndetësore, të moshuar, persona me dializë dhe këta të sëmur kronikë, në total, kemi kaluar 2750. Deri në fund të ditës së sotme po ashtu presim që ky numër të jetë në rritje. Ndërsa me këtë kategori 75 vjeç e sipër deri më datën 22 do të vazhdohet po me të njëjtin interval. Kurse, nga data 22 e tutje mbi bazën e vendimit që do të sjell komiteti drejtues në Ministrinë e Shëndetësisë do të dalim pastaj edhe me veprime tjera”, tha ai.
Qytetarët e sapo vaksinuar në sallën “1 Tetori”, thonë se ata me shumë dëshirë kanë ardhur për t’u vaksinuar, pasi që edhe kishin sëmundje shoqëruese, raporton KP.
79 vjeçari nga Prishtina, Shefki Muçolli, thotë se ka plotësuar kushtin për vaksinim por nuk është ngutur, pasi që nuk e ka marrë shumë serioze çështjen e virusit.
“Jam 79 vjeçare, kam plotësuar kushtin për t’u vaksinuar …Jo dilema nuk kam pas por edhe nuk jam ngut fort se nuk e kam marrë atë aq serioze, por këto kalojnë”, tha ai
Ndërsa, 75 vjeçari Azem Dragusha thotë se ka punuar në shëndetësi dhe ka pritur me gëzim vaksinimin por nuk dëshironte të linte dikë tjetër pa u vaksinuar.
“Unë 40 vite kam punuar në shëndetësi…kam prit me padurim të vijë këtu por mendoja se që tollovi dhe tani më vështirë, e nuk kisha dëshirë dikujt me ia nxënë vendin”, tha ai
Zymer Haxhia 76 vjeç, tha për KosovaPress, se ka pasur dilema se do të vijnë vaksinat dhe ka pasur frikë nga virusi për shkak të gjendjes së keqe shëndetësorë.
“Veç thoja a vinë se prej frikës se unë me shëndet të lig e çdoherë më keq po bëhet, e tash ndoshta më mirë diçka”, tha ai.
Përndryshe, presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von DerLeyen sot ka njoftuar se 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE do të arrijnë në Kosova nga muaji maj deri në fund të gushtit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës