Vajza e Kim Kardashian ndjek hapat e prindërve të saj (Foto)

22:"© Startraks Photo/REX
Ajo është vajza e një babai reperi dhe një mamaje e cila është yll televiziv. Fjala është për North West, vajzën e vogël të Kim dhe Kanye West.
Së fundmi tre vjeçarja është fotografuar nga paparacët, teksa nën shoqërinë e nënës së saj Kim, ajo është shfaqur me plot stil edhe pse mosha e saj është shumë e vogël.
North kishte veshur një palë pantallona të shkurtër me një bluzë të zezë, por që shkëlqimin më shumë ia jepte modeli i flokëve të saj me bishtaleca.
Ndonëse ende shumë e vogël, ajo ka filluar që tani të ketë shije për modë, njëlloj si i ati dhe e ëma, të cilët janë ikonat për veshjet më me stil. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/09/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































































