LAJMI I FUNDIT:

Ushtari i RMV-së ndërron jetë në Spitalin e Prishtinës

Ushtari i RMV-së ndërron jetë në Spitalin e Prishtinës

Ministria e Mbrojtje njofton se në Prishtinë ka ndërruar jetë një pjesëtarë i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pjesëtari i Armatës ka qenë pjesë e kontingjentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR.

“Në mbrëmje, rreth orës 18.15, në spitalin e Prishtinës, Kosovë, ka ndërruar jetë një ushtar profesionist 44 vjeçar me iniciale I.Q., i cili bënte pjesë në kontingjentin e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë.


Nga Ministria e Mbrojtjes shtojnë se 44-vjeçari përmes helikopterit është transportuar nga baza në Pejë në Spitalin e Prishtinës, ku ka ndërruar jetë.

“Me helikopter ushtarak, i shoqëruar nga personeli mjekësor ushtarak, ai është dërguar në institucionin më të afërt shëndetësor, në këtë rastin, në Spitalin e Prishtinë, ku pas mbërritjes i është bërë reanimacioni, por pas një kohe të shkurtër mjekët kanë konstatuar vdekjen, me gjasë sipas informacioneve të para nga një sulm në zemër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori