Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) njoftoi lidhur me dy programe të reja që synojnë ndërtimin e shkathtësive dhe aftësive të fuqisë punëtore për rininë e Kosovës.
Përmes këtyre programeve, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ndarë rreth 1.5 milion dollarë amerikan për realizimin e këtij qëllimi.
“Partneriteti për Ndikim në Sektorin e Veshmbathjeve dhe Partneriteti për Ndikim në Teknologjitë e Informacionit do t’u sigurojnë kosovarëve të rinj që hyjnë në fuqinë punëtore shkathtësitë e duhura. Papunësia e lartë tek të rinjtë është njëra ndër çështjet kyçe me të cilat ballafaqohet Kosova meqë aktualisht të rinjtë kanë gjasa dyfish më të mëdha që të jenë të papunë se pjesa tjetër e të rriturve. Është e vështirë që të përmbysen shifrat kur kihet parasysh se gjysma e popullatës së Kosovës është nën moshën 25 vjeç, ndërsa sistemi arsimor është i paaftë që t’i pajisë ata me njohuritë dhe shkathtësitë e domosdoshme për t’i plotësuar kërkesat e tregut të fuqisë punëtore, sidomos në sektorin privat”, thuhet në njoftim.
“Për të qenë të suksesshëm në vendin e punës apo si ndërmarrës, të rinjtë duhet të zhvillojnë shkathtësitë e duhura të komunikimit, shkrimit dhe të menduarit kritik që i bëjnë ata të kenë vetëbesim, gatishmëri dhe sukses si punëtorë në cilëndo fushe”, ka thënë drejtori i USAID-it për Kosovën, James Hope.
Të dy komponentat e Partneritetit për Ndikim u sigurojnë të rinjve trajnime duke u lehtësuar shfrytëzimin e mundësive për vetëpunësim në sektorët e teknologjive të informacionit dhe veshmbathjeve.
USAID-i po punon drejtpërdrejtë me dy partnerë të sektorit privat në implementimin e programeve: Shoqatën Kosovare për Marketingun e Veshmbathjeve (KAMA) dhe Cacttus Education. Partneriteti për Ndikim në Sektorin e Veshmbathjeve fokusohet në punën praktike, veçanërisht për gratë e reja, me qëllim të avancimit të shkathtësive të tyre dhe zgjerimit të qasjes në kompanitë e veshmbathjeve për punësim. Partneriteti për Ndikim në Teknologjitë e Informacionit fokusohet në lehtësimin e shfrytëzimit të mundësive për vetëpunësim përmes inkubacionit dhe ndërmarrësisë, kombinuar me praktikë profesionale dhe vendosje në punë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!