LAJMI I FUNDIT:

Ultrasëve të Interit iu vra lideri, terrorizuan tifozët e tjerë ta lëshonin stadiumin në ndeshjen ndaj Sampdorias

Ultrasëve të Interit iu vra lideri, terrorizuan tifozët e tjerë ta lëshonin stadiumin në ndeshjen ndaj Sampdorias

Ultrasit e Interit bënë një ecje nderuese gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Sampdorias dje dhe disa tifozë pretendojnë se u detyruan të largoheshin nga stadiumi nga drejtuesit e Curva Nord.

Dje u përhap lajmi se ish-udhëheqësi i tyre, 69-vjeçari Vittorio Boiocchi u vra në një pritë jashtë shtëpisë së tij, duke mërzitur tifozët e Nerazzurrëve. Gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes kundër Sampdorias, ultrasit tërhoqën pankartat e tyre dhe organizuan një ecje në shenjë nderimi për Boiocchi, i cili kishte kaluar 26 vjet të jetës së tij pas hekurave për dënime të ndryshme penale.

Siç theksohet nga La Gazzetta dello Sport, tifozë të shumtë të Interit shkruajtën në rrjetet sociale pas ndeshjes, duke pretenduar se ultrasit i detyruan të linin vendet e tyre dhe të dilnin nga stadiumi si pjesë e ecjes.


Një fans shkroi në Twitter: “Mbrëmë isha në Curva Nord. Më kërcënuan se do të rrihesha nëse nuk dilja, pashë një burrë duke u goditur me grusht para meje sepse donte të pohonte të drejtën e tij të shenjtë për të parë ndeshjen. Shpresoj që klubi të marrë masa”.

Një tjetër vërejti: “Tifozët donin të qëndronin në Curva për të parë Interin, por drejtuesit ultras i detyruan të gjithë të dilnin, pashë fëmijët që qanin dhe njerëzit që shtyheshin sepse nuk donin të largoheshin. Isha me një shok dhe pata një sulm paniku. Mendova se do të më sulmonin edhe mua”.

Një tjetër mbështetës sugjeroi: “Curva Nord të braktisë stadiumin pas vrasjes së një lideri ultras – jo saktësisht një shenjtor – dhe të detyrojë të largohen edhe ata që ishin vetëm aty për të parë ndeshjen, është një nga faqet më të zeza në historinë e fundit të marrëdhënieve mes tifozëve të organizuar dhe klubeve”.

Interi aktualisht po punon për të gjetur përgjigjen e duhur për situatën. Me kreun e sigurimit, klubi po shqyrton masat paraprake ndaj atyre që detyruan tifozët të largohen nga vendet e tyre dhe gjithashtu mund të jepen rimbursime ose bileta falas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori