Ukrainasit godasin bazën ajrore ruse – pamje nga aksioni në Khanskaya

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka njoftuar se forcat mbrojtëse kanë goditur bazën ajrore Khanskaya në Rusi.
“Një depo municioni e lokalizuar në territorin e bazës ajrore ushtarake u sulmua. Mbrojtja kundërajrore e armikut është vëzhguar dhe ishte objektiv sulmi”, u tha ndër tjera, transmeton Telegrafi.
Janë vërejtur aeroplanët luftarakë Su-34 dhe Su-27 në bazën ajrore. Detajet e pasojave të sulmit janë bërë të ditura përmes publikimit të disa pamjeve.
Sipas burimeve të Ukrainska Pravda, në këtë bazë ajrore gjendeshin 57 aeroplanë e helikopterë në momentin e sulmit.
Në mesin e tyre ishin aeroplanët Su-34 dhe Su-35 si dhe helikopterë të tipit Mi-8. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/10/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































