LAJMI I FUNDIT:

Ukraina u bën thirrje pilotëve ndërkombëtarë që t’i bashkohen luftës – nëse dinë të drejtojnë aeroplanin F-16

Ukraina u bën thirrje pilotëve ndërkombëtarë që t’i bashkohen luftës – nëse dinë të drejtojnë aeroplanin F-16

Ministri ukrainas i Mbrojtjes po kërkon pilotë ndërkombëtarë që dinë të drejtojnë aeroplanin luftarak F-16 dhe t’i bashkohen luftës kundër Rusisë.

Oleksiy Reznikov bëri thirrjen për ndihmë në një konferencë me homologun danez, Jakob Ellemann-Jensen.

“Nëse ka pilotë që dinë të fluturojnë F-16 dhe janë të gatshëm të marrin pjesë në luftë, Legjioni Ndërkombëtar është gati të hapë derën”, tha ai.


Ukraina ka kërkuar me ngulm muajit e fundit F-16 e prodhuar nga SHBA-ja, por besohet se ende asnjë nuk e ka marrë, raporton skynews.

Për momentin, Uashingtoni ka përjashtuar dërgimin e tyre në Ukrainë, duke pretenduar se do të duheshin të paktën 18 muaj për t’i futur aeroplanët në shfrytëzim shkaku i trajnimit të pilotëve.

Kjo mund të jetë arsyeja pse ministri po kërkon pilotë të trajnuar që t’iu bashkohen vullnetarisht.

Një aeroplan luftarak shumë i manovrueshëm, F-16 është i gjithanshëm dhe mund të arrijë shpejtësi më shumë se 1930 km/h.

Ai mund të lokalizojë objektivat në të gjitha kushtet e motit dhe të zbulojë aeroplanë me fluturim të ulët në rrëmujën e radarëve në tokë.

Në një rol tokë-ajër, F-16 mund të fluturojë në lartësi prej mbi 800 km, të gjuaj me saktësi të lartë, të mbrohet kundër aeroplanëve armik dhe të kthehet në pikën fillestare.

Çdo donacion i një F-16 ka të ngjarë të varet nga mbështetja nga SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Botë
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori