Ukraina sulmoi me dronë edhe një rafineri nafte në Rusi

Ushtria ukrainase kreu një sulm me dron në një magazinë nafte në rajonin rus të Rostovit, i cili shkaktoi një zjarr të madh në këtë vend, tha guvernatori i rajonit, Vasily Golubev.
Golubev njoftoi në aplikacionin Telegram se sulmi është kryer dhe se zjarrfikësit janë në terren duke shuar zjarrin.
Ai tha gjithashtu se nuk ka pasur viktima, shkruajnë mediat e huaja.
Ndonëse mediat më herët raportuan se sulmi kishte ndodhur, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e përmendi këtë ngjarje, duke thënë vetëm se Rusia ka rrëzuar katër dronë në këtë rajon.
Guvernatori Golubev është zyrtari i parë që konfirmon sulmin.
Ky është sulmi i dytë në një magazinë nafte në rajonin e Rostovit, që është në rrethin Kamensky. Sulmi i mëparshëm u krye në fillim të gushtit.
Vlen gjithashtu të theksohet se zjarri është ende aktiv në lagjen Proletarsky, ku Ukraina sulmoi 10 ditë më parë. /Telegrafi/












































