Ukraina i jep goditje të fuqishme Rusisë në Adiivka - publikohen pamjet e shkatërrimit të tankeve ruse

Gjersa e gjithë bota fokusin tani e ka në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, Ukraina po vazhdon me sukses t’i kundërvihet pushtuesve të Rusisë.
Ukraina po i jep goditje shkatërruese ofensivës ruse në rajonin e Avdiivkas.
Rusët kanë humbur më shumë se 15 tanke dhe 30 automjete luftarake të këmbësorisë gjatë 48 orëve të fundit.
Kështu kanë njoftuar autoritetet ukrainase duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtyre pretendimeve.
Së fundi është publikuar një video në rrjetet sociale teksa shihet duke u kryer sulme ndaj tankeve ruse.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































