Site icon Telegrafi

UEFA vazhdon t’i besojë gjyqtarëve nga Kosova, Besfort Kasumi drejton ndeshjen Rumani – Lihtenshtajn

Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të kenë besimin e UEFA-së për të drejtuar ndeshje ndërkombëtare.

Njëri nga gjyqtarët më të mirë në Kosovë, Besfort Kasumi është deleguar për ndeshjen mes Rumanisë U21 dhe Lihtenshtajnit U21.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian 2019 për grupmoshat U21.

Kasumi do të jetë gjyqtar kryesor në këtë takim, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Ndërkohë gjyqtar i katërt në këtë takim do të jetë Genc Nuza.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Lihtenshtajnit do të zhvillohet nesër (e marte) nga ora 20:00 në qytetin Ploiesti.

Për Kasumin kjo do të jetë ndeshja e katërt ndërkombëtare si gjyqtar kryesor ku ka referuar edhe në kualifikimet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version