Leart Paqarada u zyrtarizua te Kolni në janar, ku do t’i bashkohet skuadrës së madhe gjermane në verë si futbollist i lirë pasi kontrata me St Paulin i skadon.
Ishte skuadra gjermane Koln që prezantoi Paqaradën dhe futbollisti kosovar nënshkroi kontratë tre vjeçare deri në verën e vitit 2026.
Por reprezentuesi kosovar ende nuk e ka të sigurt nëse do të luaj te Kolni nga vera, pas problemeve të fundit që ka klubi i tij i ri.
New boy in town 👀
Leart Paqarada wechselt zur neuen Saison ablösefrei vom FC St. Pauli zum #effzeh. Der Linksverteidiger hat einen Vertrag bis 30. Juni 2026 unterschrieben.
Wir freuen uns schon auf dich, Leart! 😍 pic.twitter.com/1lBc29MYHE
— 1. FC Köln (@fckoeln) January 23, 2023
Kolnit i është ndaluar transferimi i futbollistëve nga FIFA deri në verën e vitit 2024 dhe kjo rrezikon edhe të ardhmen e Leart Paqaradës.
FIFA ka njoftuar klubin nga Bundesliga për ndalimin e transferimeve deri në verën e vitit 2024 për shkak të transferimit të talentit slloven Jaka Cuber Potocnik i cili ishte i parregullt, pasi ai kishte shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me NK Olimpija dhe kishte nënshkruar me Kolnin.
ℹ️ Der #effzeh wird gegen das FIFA-Urteil in Folge der Verpflichtung von U19-Spieler Jaka Cuber Potocnik beim internationalen Sportgerichtshof CAS in Berufung gehen.
Alle Infos 👉 https://t.co/BWb9yCPr12
_____#effzeh— 1. FC Köln (@fckoeln) March 29, 2023
Transferimi i vetëm i Kolnit është Leart Paqarada, por mediat në Gjermani kanë raportuar se ky transferim mund të dështoj dhe ende nuk dihet për fatin e mbrojtësit të majtë kosovar.
Koln ka njoftuar se do të apeloj vendimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Sporteve ‘CAS’, por e ardhmja e Paqaradës mbetet ende në ajër.
Nëse sanksioni ndaj klubit bardhekuq mbetet në fuqi, atëherë transferimi i 28-vjeçarit kosovar do të dështoj dhe Paqarada do të mbetet një futbollist i lirë pasi nuk do të mund të regjistrohet si futbollist i ri i Kolnit. /Telegrafi/