LAJMI I FUNDIT:

U ndëshkua me dy të kuq dhe nuk zhvilloi asnjë ndeshje për gjashtë vjet – historia interesante e ish-portierit të Interit

U ndëshkua me dy të kuq dhe nuk zhvilloi asnjë ndeshje për gjashtë vjet – historia interesante e ish-portierit të Interit

Ish-portieri italian i Interit, Tommaso Berni ka vërtetë një histori interesante, por jo për faktin se ai ishte një portier i madh apo se pati karrierë të bujshme deri tek pensionimi.

E keni dëgjuar historinë e Tommaso Bernit?

Portieri italian luajti te Interi për gjashtë vite. Ne themi ‘luajti’, por ai në fakt nuk luajti fare asnjë ndeshje.


Berni ishte pjese e Nerazzurëve për gjashtë vjet, por nuk arriti të bënte asnjë paraqitje të vetme.

Kjo është jeta e një portieri rezervë. Duhet të luante si zgjedhje e dytë ose e tret ose e tretë e portierit titullar.

Por, nuk është fakt vetëm ai që Berni nuk luajti për Interin mes viteve 2014 dhe 2020. Fakt është se ai mori më shumë kartonë të kuq sesa minuta të luajtura (dy).

Kjo është e drejtë, pavarësisht se nuk vuri këmbën asnjëherë në fushë gjatë karrierës së tij te Interi, Berni u përjashtua dy herë.

Gjatë sezonit 2019/20 – i fundit i tij në futbollin profesionist – Berni duhet të ketë qenë mjaft i acaruar me mungesën e paraqitjeve të tij.

Në janar, Berni u përjashtua me karton të kuq pas fishkëllimës së fundit pas barazimit 1-1 me Cagliarin. Ai duartrokiti në mënyrë sarkastike gjyqtarin për përjashtimin e Lautaro Martinezit, diçka që e pa atë të marrë edhe një karton të kuq.

Më pas, më vonë gjatë sezonit teksa ishte në bankinë kundër Parmës, ai u përjashtua me të kuq për mospajtim.

Zero minuta të luajtura në gjashtë vjet. Dy kartonë të kuq.

Gjatë kohës së tij te Interi, Berni thuhet se u pagua 200 mijë euro në vit. Jo keq për stërvitje çdo ditë dhe ulje në stol duke parë Interin çdo fundjavë.

Çuditërisht, Berni u tërhoq pas sezonit 2019/20 duke mos luajtur asnjë ndeshje profesionale në shtatë sezonet e fundit.

Berni në fakt e filloi karrierën e tij të të rinjtë e Nerazzurrëve, por, siç e merrni me mend, nuk arriti të shfaqej në ekipin e parë. Ai më pas bëri lëvizjen befasuese në Ëimbledon, por, po, nuk luajti për skuadrën angleze gjatë sezonit 2002/03.

Lëvizja e tij e radhës do të ishte vendi ku ai luajti më shumë ndeshje – Ternana e Serie B, ku ai ishte portieri i parë i klubit për dy sezone.

Pasuan periudha te Lazio, Salernitana (huazim), Braga dhe Sampdoria. Dhe këtu ai luajti ndeshjen e tij të fundit – në vitin 2013 për Sampdorian.

Ai u lirua nga Interi në fund të sezonit 2019/20 dhe zyrtarisht doli në pension një javë më pas.

Berni luajti shumë herë për të rinjtë e Italisë – në nivelet U16, U17, U18, U19, U20 dhe U21. Megjithatë, ndoshta për shkak të mungesës së futbollit të ekipit të parë, Berni nuk bëri kurrë kalimin në ekipin e parë të Italisë.

Në total, Berni luajti 120 ndeshje në karrierën e tij 19-vjeçare. Kjo është vetëm një mesatare prej gjashtë ndeshjesh në sezon.

Tommaso Berni: Çfarë karriere.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori