Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se personat e kapur duke shkatërruar automjete Tesla mund të burgosen.
“Njerëzit që kapen duke sabotuar Tesla do të kenë një shans shumë të mirë për të shkuar në burg deri në 20 vjet, dhe kjo përfshin edhe ata që nxisin veprime të tilla. Po ju kërkojmë”, shkroi Trump në Truth Social.
Bëhet e ditur se njoftimi i Trumpit pasoi një sërë rastesh vandalizmi të automjeteve Tesla në SHBA.
“Ditët e kryerjes së krimeve pa u ndëshkuar kanë përfunduar”, tha kryeprokurorja Pamela Bondi.
“Le të jetë ky një paralajmërim: nëse i bashkoheni kësaj vale të terrorizmit vendas kundër pronësisë së Teslas, Departamenti i Drejtësisë do t’ju dërgojë pas hekurave”, shtoi ajo.
Si nisi gjithçka?
Vala e vandalizmit filloi pasi Musk iu bashkua administratës së Trumpit dhe për shkak të pikëpamjeve të tij të diskutueshme politike.
Njerëzit në të gjithë SHBA-në fillimisht treguan pakënaqësinë e tyre me protestat paqësore, por më vonë ajo u përshkallëzua në dhunë dhe shkatërrim prone.
Në fillim të marsit, shtatë stacione të karikimit të Teslas në Massachusetts iu vu zjarri qëllimisht, ndërsa një incident ndodhi në një sallë ekspozite Tesla në Portland.
Trazirat shpërthyen gjithashtu në ekspozitën e Tesla në Manhattan si pjesë e protestave mbarëkombëtare të Tesla Takedown, duke rezultuar në gjashtë arrestime.
Mediat amerikane raportuan se mbi 350 persona morën pjesë në protesta.
Grafiti me mesazhe të tilla si “No Musk” u gjetën në një dyqan Tesla në Maryland pas protestave.
Trazira përfshiu edhe pronarët e automjeteve,, me disa madje shkuan aq larg sa t’i dëmtojnë ato në shenjë proteste. /Telegrafi/