Site icon Telegrafi

Tribunali i Hagës nis hetimet për krime lufte në Palestinë

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka hapur një hetim zyrtar mbi pretendimet e krimeve të luftës në territoret palestineze.

Fatou Bensouda tha se hetimi do të mbulojë ngjarjet në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës që nga 13 qershori 2014, transmeton Telegrafi.

Muajin e kaluar, gjykata me qendër në Hagë vendosi që ajo të mund të ushtronte juridiksionin e saj penal mbi territoret, raporton bbc.

Izraeli e kundërshtoi vendimin e Bensoudas, ndërsa zyrtarët palestinezë e vlerësuan atë.

ICC ka autoritetin të ndjekë penalisht ata që akuzohen për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e shteteve palë në Statutin e Romës, traktatin e tij themelues.

Izraeli nuk e ka ratifikuar kurrë Statutin e Romës, por sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara pranoi pranimin e palestinezëve në vitin 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version