Ndjekësve të trendeve, të cilët me kujdes ndoqën Javën njujorkeze të modës, nuk u shpëtoi stili të cilin e mbështet Mara Hoffman, dhe jemi të sigurt se do t’ju pëlqejë edhe juve – mu në palën e kapakut të syve vizatoni linjën e plotë me krejon, dhe pastaj blendoni me hijesimet e tjera.


1(279)

Risi tjetër nga pista e Nju-Jorkut është karmini i errët i dukshëm, transmeton Telegrafi.

2(267)

Grimerët botërorë propozojnë karminë mat madje ngjyrë të kuqe, ngjyrë mishi dhe vere.

Karminët intensivë na kthejnë në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

3(237)

Sa u përket hijesimeve, ngjyra nr. 1 është e bronzta dhe menjëherë pas saj vjen nuanca e arit të vjetër.

4(190)

Pra, grimi për modën vjeshtore është i qartë – karmini i kuq i errët, kapakët e syve ngjyrë ari të vjetër dhe patjetër ajlajner apo krejon. /Telegrafi/