Site icon Telegrafi

Trevjeçari rrihet brutalisht nga edukatorja në një çerdhe në Fushë Kosovë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht në Fushë Kosovë.

Një fëmijë 3-vjeçar është rrahur nga edukatorja e një çerdheje shtetërore “Gëzimi Ynë”.

Familjari i indinjuar, Faton Geci, ka publikuar video-incizimin në llogarinë e tij në Facebook, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj tij.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mesueset e kësaj k***e!

“Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre. Idiotëve dhe monstrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. P*****ve të ndyra do t’i jepet fund”, shkruan ai./Telegrafi/

Exit mobile version