Trençevska: Ofrojmë pensione më të larta dhe mbështetje për kategoritë e cenueshme të qytetarëve

Kryetarja e forumit të grave, Jovana Trençevska, sot iu drejtua qytetarëve në forumin “Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes” në Krushevë.
“Dëshirojmë të bisedojmë me të gjithë, në të gjitha komunat, në të gjitha vendbanimet, për të dhënë llogari për atë që është bërë në këta 10 muaj, por edhe të dëgjojmë problemet, sugjerimet, vërejtjet dhe mendimet tuaja”, tha Trençevski. ku ishte e pranishme edhe sekretarja shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë, Razmena Cekic Duroviq.
Ajo theksoi se LSDM ka vizion për një shtet ekonomikisht të fortë dhe stabil, anëtar të plotë të BE-së me gjuhë dhe identitet të mbrojtur maqedonas, duke shtuar se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja është vazhdimisht e përkushtuar që të kujdeset për qytetarët.
“Edhe në ditët e para të mandatit e kemi rritur pagën minimale në 18.000 denarë, që është dy herë më shumë se 5 vjet më parë kur ishte 9.000 denarë. Për tre muaj, mbi 320.000 qytetarë kanë marrë nga 1.000 denarë ndihmë shtesë, ndërsa nga shtatori kanë shënuar rritje rekord prej 6,8 për qind.
Në katër muajt e ardhshëm do të ndihmojmë më shumë se 200 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara në mënyrë që ata të përballen më lehtë me pasojat e krizës”, tha Trençevska.

















































