LAJMI I FUNDIT:

Tre vende frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Tre vende frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurt hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.

Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters. Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës. Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan Reuters. Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër menjëherë me frikërat e brendshme.

Komisioni Europian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse dy vendet i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE duhet t’i qëndrojë fjalës së saj.


Por edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator. Reuters shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, socialdemokrat janë megjithatë për hapjen e negociatave. Nga qarqet qeveritare thuhet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori