Ndonëse kanë vdekur dy pacientë nga gripi sezonal dhe derisa edhe tre të tjerë janë në rrezik jete, Qendra Klinike Universitare po përballet me mungesën e barit Tamiflu, i cili është bazik në rastet e gripit sezonal.
Mungesën e këtij bari për KosovaPress e ka konfirmuar edhe vetë infektologu i Klinikës Infektive, Valbon Krasniqi, i cili tha se këtë bari është dashur që pacientët ta sigurojnë vetë, pasi ka mungesë të tij.
Sipas tij, ky bari zakonisht përdoret në fazat e hershme të gripit, pasi në fazat e mëvonshme nuk ka treguar ndonjë efikasitet të madh.
“Në përgjithësi trajtimi i tyre është simptomatik, pra me infuzione, tretje infuzive, pastaj analgjetik, antiperetik, pra barna për të zvogëluar dhembjen, temperaturën, kollitjen dhe për të eliminuar simptomat tjera. Ndërsa, është edhe një bar tjetër me emrin Tamiflu që pacientët e gjejnë dhe janë duke e marrë…Me përjashtim të barit Tamiflu të tjerat janë të gjitha pothuajse…Tani për tani nuk kemi pasur numër të madh të rasteve që është dashur të marrin këtë ilaç…Zakonisht ky bari duhet të përdoret sa më herët në fillim të simptomave të sëmundjes, ndërkaq në fazat e më hershme nuk është treguar ndonjë efikasitet i madh. Kemi pasur disa raste jo në numër të madh që kanë përdorur barin…Vetë e kanë siguruar e kanë blerë në barnatore”, tha infektologu.
Sipas tij, në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar tre persona gjendje e të cilëve është e rëndë.
Infektologu Krasniqi tha se deri tani në këtë klinik trajtim kanë marr 16 persona, por nuk e përjashton mundësinë që nga gripi sezonal të jenë prekur edhe persona të tjerë.
“Aktualisht në klinikën tonë të konfirmuar që janë ë prekur nga gripi sezonal kemi tri raste dhe për fat të keq që të tria janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Dy prej tyre janë në një gjendje shumë më të rëndë dhe janë të intubuar të lidhur për aparatin respirator pasi nuk mund të marrin frymë vetvetiu, ndërsa si një rast tjetër edhe ajo në gjendje të rëndë megjithatë ende është me oksigjen dhe me terapi tjetër. Sa i përket rasteve tjera gjatë vikendit në klinik janë pranuar edhe 5-6 raste të dyshimta për grip, por që ende nuk e kemi konfirmimin laboratorik dhe presim…Kemi pasur diku 15-16 raste të trajtuar që kanë qenë në gjendje më të rëndë që kanë pasur nevojë të shtrihen në klinik për të marr trajtimin e duhur, ndërkaq që numri sigurisht është më i madh i atyre që janë trajtuar në mënyrë ambulantore”, theksoi Krasniqi.
Lidhur me mungesën e barit Tamiflu, zyra për informim e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës përmes një shkrese i ka thënë KosovaPress-it, se tani ky produkt medicinal është në fazën e prokurimin, dhe në momentin e kontraktimit do i shpërndahet Klinikës Infektive.
Në këtë përgjigje thuhet se këtë bari më herët Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e ka siguruar përmes donacioneve.
“Momentalisht produkti është në procedurë të prokurimit. Në momentin që bari kontraktohet, klinika Infektive do të furnizohet. Në të kaluarën produktin Oseltamivir e kemi pranuar në formë të donacionit”, thuhej në këtë shkresë.
Ndërsa, ditë më parë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka njoftuar se prej 1 tetor 2019 deri më 5 janar 2020, janë raportuar gjithsej 16.588 raste të dyshimta në grip, 2931 raste infeksione respiratore akute dhe 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut. Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës dhe Prizrenit, por nuk kalon pragun epidemik. Prej 1 tetor 2019 deri më 5 janar 2020 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 109 mostra të dyshimta në grip, prej të cilave 9 mostra kanë rezultuar pozitive në grip A dhe një pozitive në grip B. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?