Site icon Telegrafi

Trajneri i ri i PSG-së nuk e ndryshon kapitenin, por thotë se do të vendosin për zëvendësuesin e Marquinhos

Christopher Galtier ditë më parë ka marrë drejtimin e gjigantit francez Paris Saint Germain.

Megjithatë tekniku francez nuk e ka ndërmend të bëj ndryshime sa i përket shiritit të kapitenit.

Në Francë qarkulluan lajme se Kylian Mbappe do të jetë kapiten nga sezoni i ri, por Galtier ka thënë se nuk do t’ia heq shiritin brazilianit Marquinhos.

Ai u pyet nga mediat derisa tha se Marquinhos do të jetë kapiten, por për zëvendësin e brazilianit ende nuk kanë vendosur.

“Marquinhos do të vazhdoj të jetë kapiteni i PSG-së, derisa për zëvendësuesin e tij nuk kemi vendosur akoma”, ka thënë Galtier.

Mbappe u flit si kapiten i ardhshëm i PSG-së, por vet francezi gjatë konferencës për shtyp pas vazhdimit të kontratës tha se nuk e dëshiron shiritin.

“Ne kemi një kapiten, ai është një lojtar i rëndësishëm në projektin tonë. Marquinhos është futbollist i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes dhe e meriton shiritin në krah”.

“Shiriti i kapitenit nuk është prioritet për mua”, kishte deklaruar Mbappe. /Telegrafi/

Exit mobile version