Site icon Telegrafi

Toyota tregon shumë pjesë të modelit Supra, që prezantohet në fillim të muajit të ardhshëm

Shumë pjesë të këtij modeli janë treguar, vetëm se nuk shihet në tërësi

Në SEMA Show që fillon më pesë nëntor, pritet të ketë shumë modele të reja, derisa mes tyre nuk do të mungojë as Toyota, që sjellë një model të ri, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, është bërë e ditur se në këtë aktivitet që fillon në fillimin e muajit të ardhshëm do të prezantohet Supra 3000GT Concept, ndërsa janë shfaqur edhe pamjet që ia shfaqin disa pjesë.

Mes shumë imazheve dhe përshkrimeve në gjuhën japoneze, Toyota ka shfaqur pjesë të modelit dhe historinë, prej se është lansuar. Kjo makinë që e ka bazën në modelin Mk4 Supra, pjesën e përparme dhe linjat anësore i ka shumë më sportive se modeli aktual.

Të dhëna rreth fuqisë dhe mundësisë së shpejtësisë, nuk janë bërë të ditura, vetëm se pritet të jenë të nivelit të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version