Tmerr e panik në një autobus në Tiranë, i dehuri gati t’i marrë jetën udhëtarit (Video)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në një autobus në Tiranë. Pas një zënke të ndodhur mes dy personave, arsyet e së cilës ende nuk dihen, njëri prej tyre ka hedhur në tokë dhe ka shtyrë gati për të rënë nga autobusi një të moshuar.
Nuk mund të përcaktojmë saktë se në cilën linjë ka ndodhur ngjarja, por nga pamjet duket se personi me bluzë me vija, i cili qëndron në këmbë jashtë autobusit është ai që ka shtyrë të moshuarin, pasi tenton të hyjë sërish në autobus dhe qytetarët e nxjerrin jashtë. Ai mezi mbahet në këmbë dhe dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.
Personi që ka bërë videon afrohet për të treguar se çfarë po ndodh në brendësi të autobusit, ndërsa vihet re se një tjetër person, ai i moshuari, i cili është dhunuar dhe është hedhur në tokë, ndodhet në gjendje aspak të mirë. Një vajzë mundohet t’i japë ujë e ta qetësojë, ndërsa një burrë u qëndron pranë, transmeton jetaoshqef.
Kjo nuk është hera e parë që të tilla skena ndodhin në mjetet e transportit publik në Shqipëri e konkretisht në Tiranë. Të tillë persona që janë agresivë, në gjendje të dehur apo me probleme mendore, edhe pse mund të duken si aspak të rrezikshëm, mund të shndërrohen në rreziqe serioze për shoqërinë dhe jetën e çdo qytetari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë