Telegrafi

Tifozët e Newcastle duken të lumtur me blerjet e reja, por ato nuk sjellin garanci mbijetese në Ligën Premier

Foto: Sky Sports

Newcastle u shfaq si shpenzuesi më i madh i afatit kalimtar të janarit, duke afruar emra si Bruno Guimaraes, Chris Wood, Kieran Trippier dhe Dan Burn, ndërsa Matt Targett gjithashtu erdhi në huazim.

Skuadra është e përfshirë në një betejë për rënie nga elita, ndërsa pronarët e rinj të klubit shpresojnë që nënshkrimet e tyre të reja mund të japin një nxitje dhe të kalohet kriza.

Sky Sports shkruan se dështimi për të sjellë një tjetër sulmues që shënon shpesh, mund të të djegë të gjitha shpenzimet.

Pronarët e rinj të Newcastle shpenzuan më shumë para në muajin e fundit sesa Mike Ashley (pronari i vjetër) në afatet e mëparshme të transferimeve – megjithatë mbijetesa në Ligën Premier këtë sezon nuk është aspak e garantuar.

Pavarësisht pesë nënshkrimeve të reja që arritën me koston e kombinuar prej 95 milionë funte (114 milionë euro), dështimi për të sjellë një sulmues ka lënë një vrimë të hapur.

Ekipi i improvizuar i transferimeve të Newcastle, i përbërë nga pronarë Amanda Staveley dhe Mehrdad Ghodoussi, shefi i skautimit Steve Nickson dhe trajneri Eddie Howe nuk bën shumë gjumë muajin e kaluar.

Ata punuan gjatë gjithë kohës për të siguruar objektivat që mendonin se duheshin për të siguruar qëndrimin në Ligën Premier.

Se këto blerje që i bën, a do tua sigurojnë mbijetesën, mbetet të shihet. /Telegrafi/