Një tifoz i Manchester Cityt u nxor me barelë nga stadiumi ku po zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, pasi u alivanos në tribuna.
Daily Express raporton se mbështetësi i skuadrës angleze u vendos në një barelë dhe me sa duket po i jepej oksigjen nga stafi mjekësor.
Thuhet se sigurimi i stadiumit ishte i alarmuar për situatën përpara se tifozi të largohej nga stadiumi dhe të ngjitej shkallëve.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale shfaqin tifozin që largohej me barelë, ndërsa të tjetër i jepnin mbështetje me duartrokitje.
Një fotografi duket se tregonte tifozin e Cityt duke i ngritur dorën një tifozi tjetër, duke sugjeruar se ai ishte i vetëdijshëm ndërsa po largohej me barelë.
Incidenti ndodhi në pjesën e parë të finales së Ligës së Kampionëve me Cityn dhe Interin që nuk arritën të shënonin gol. /Telegrafi/
BREAKING: Manchester City supporter carried from the stadium on a stretcher.
Appeared to collapse and was given oxygen by medical staff.
Fans called stewards for help. pic.twitter.com/9gEQBdUWKo
— Sam Cunningham (@samcunningham) June 10, 2023