Site icon Telegrafi

Thënie nga filmi “The Shawshank Redemption” për lirinë dhe shpresën

Nuk mund të flitet për filma të mahnitshëm pa e përmendur edhe filmin “The Shawshank Redemption”.

I lansuar në vitin 1994 dhe i konsideruar atëkohë si zhgënjyes, tani filmi është prej më të preferuarve të të gjitha kohërave, transmeton Telegrafi.

Filmi është inspiruar nga novela “Rita Hayworth and Shawshank Redemption” e shkruar nga Stephen King, ndërkaq e tregon historinë e Andry Dufresne, një bankier i cili është dënuar për vrasjen e gruas dhe dashnores së tij.

Ai dënohet me burgim të përjetshëm dhe dërgohet në burgun famëkeq, por që vazhdimisht e mbron pafajësinë e tij.

Realitet e hidhura të jetës në burg shpejt e “godasin” Andyn. Fatmirësisht shoku i tij i burgut, Ellis “Red” Redding e ndihmon atë t’i shmangë problemet.

Andy ka personalitet të fortë dhe nuk thyhet nën presion.

Më poshtë jua sjellim disa prej thënieve më të mira të këtij filmi mbi lirinë dhe shpresën.

“Shpëtimi gjendet përbrenda”

– “Më duhet t’ia rikujtoj vetes se disa zogj nuk janë për t’u futur në kafaz. Puplat e tyre thjesht janë shumë të ndritshme. Dhe kur fluturojnë larg, pjesa juaj që e ka ditur se është mëkat t’i mbyllni gëzohet”

– “Aty dua ta jetoj pjesën e mbetur të jetës sime. Një vend i ngrohtë pa kujtime”

– “Shpresa është një gjë e mirë, ndoshta gjëja më e mirë, dhe asgjë e mirë nuk vdes”

– “Kjo është e bukura e muzikës. Atë nuk mund t’jua marrin juve”

– “Kam qenë në rrugën e tornados. Thjesht nuk e kam pritur se stuhia do të zgjat kaq shumë”

– “Çdo njeri e ka limitin se kur thyhet”

– “Nuk kam pse t’i dëgjoj thashethemet për një person kur mund ta gjykoj atë vet”

– “Ose qëndroni shumë të zënë duke jetuar ose shumë të zënë duke vdekur” /Telegrafi/

Exit mobile version