Gazeta e përditshme austriake “Salzburger Nachrichten” ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Austri.
Në këtë intervistë, presidenti Thaçi flet për takimin e tij me presidentin austriak, Van der Bellen, për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për procesin e integrimeve euroatlantike, liberalizimin e vizave dhe situatën politike në Kosovë.
Kjo është intervista e plotë e Presidentit Thaçi me për të përditshmen “Salzburger Nachrichten”:
Salzburger Nachrichten: Ishte i suksesshëm takimi me Presidentin Van der Bellen?
Hashim Thaçi: Ishte një takim i shkëlqyer. Ne diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Austrisë dhe Kosovës, nuk ka çështje të hapura mes dy vendeve tona. Ne kemi diskutuar vetëm se si ne mund të thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin e mirë në mes nesh. Austria ishte ndër shtetet e para që e kanë njohur Kosovën, dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Austria është gjithashtu një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë. Unë shfrytëzova rastin për të ftuar investitorë të tjerë. Gjithashtu, kam ftuar edhe Presidentin Van Der Bellen për ta vizituar Kosovën.
Salzburger Nachrichten: Asnjë çështje e hapur me Austrinë, por ndoshta me Brukselin. Sot, e mërkurë, Federica Mogherini takon përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Çfarë prisni ju nga kjo drekë pune?
Hashim Thaçi: Ne nuk kemi për të sqaruar ndonjë çështje të pazgjidhura me Brukselin. Ne duam që ta shohim Brukselin më shumë të angazhuar dhe presim që ky takim do të jetë një konfirmim i vëmendjes më të madhe të BE-së dhe shefes së Politikës së Jashtme, Mogherini drejt Ballkanit Perëndimor. Takimi është një ide shumë e mirë, por ne nuk mund të presim mrekulli prej tij.
Salzburger Nachrichten: Liberalizimi i vizave është një prioritet i lartë për Kosovën?
Hashim Thaçi: Së pari Kosova kishte 94 kushte, të cilat Kosova që të gjitha i ka plotësuar. Pastaj, erdhi kushti i 95-të. Kjo nuk është përmbushur ende për shkak të çështjeve të brendshme politike. Unë shpresoj që ne do ta përmbushim sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, mbetet e papranueshme që BE-ja t’i izoloj Kosovën dhe qytetarët e saj edhe më tej nga Evropa – si të vetmin vend.
Salzburger Nachrichten: Kjo do të mund të krijoj hapësirë për ideologjitë që nuk janë pro-evropiane, paralajmëruat Ju në një intervistë me gazetën “Handelsblatt”.
Hashim Thaçi: Nuk është vetëm liberalizimi i vizave, por e gjithë vonesa me të cilën BE-ja ka arritur për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi. Kjo e ka efektin që në një hapësirë të krijohen ideologji, qofshin ato radikale ose nacionaliste. Por ajo gjithashtu hap hapësirë për ndikimin rus. Vonesa e politikës së BE në Ballkan është e papërgjegjshme.
Salzburger Nachrichten: Ju kritikoni BE-në për mungesë vizioni?
Hashim Thaçi: Konkretisht mendoj unë, që BE-ja qasjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor nuk e ka strategjike, por më shumë sipas kritereve teknike dhe administrative. Brukseli nuk luan rolin e një udhëheqësit, të një motorit, por vetëm reagon ndaj zhvillimeve në rajon – si një vëzhgues pasiv.
Salzburger Nachrichten: Cili është vizioni juaj për rajonin? Ideja e Shqipërisë së Madhe për krijimin e një shteti luan ndonjë rol?
Hashim Thaçi: Ideja e Shqipërisë së Madhe vjen nga Beogradi dhe jo nga Kosova apo nga Shqipëria. Kjo është një dezinformatë e Serbisë, me qëllim të mbulimit të synimeve të tyre për krijimin e Serbisë së Madhe. Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk është një ide që erdhi nga shqiptarët. Vetëm Beogradi e mbanë këtë diskutim të gjallë.
Salzburger Nachrichten: Në pak javë Kosova do të zgjedh parlamentin e ri. Në çfarë drejtimi po shkon vendi juaj në të të ardhmen?
Hashim Thaçi: Të gjitha partitë politike janë pro NATO-s dhe pro BE-së. Kosova është vendi më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor. Rrjedhimisht nuk do të ketë ndryshim të drejtimit, vetëm një ndryshim të ritmit. Disa do të kenë zgjidhje të shpejta, disa të tjera të ngadalshme. Unë pres zgjedhje të lira, demokratike me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve. Ne kemi ftuar vëzhgues të BE-së. Është një test tjetër, por edhe një konfirmim i pjekurisë së demokracisë në Kosovë. Unë mbetem i bindur se ne do të kemi një qeveri stabile, pro-evropiane dhe multi-etnike, e cila do të jetë në gjendje për të vazhduar reformat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë