Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”, si panelist kryesor ka folur për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku tha se Bashkimi Evropian po përdor standarde të dyfishta, shtetet bashkëpunuese po i bllokon, ndërsa ato shantazhuese po i shpërblen.
Presidenti Thaçi ka thënë se pikërisht kur po mbahej samiti i NATO-s në Londër, presidenti i Serbisë udhëtoi për në Rusi dhe ky është mesazh i orientimit të tyre.
“Ky është mesazh për orientimin e Serbisë. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme kemi dëgjuar deklarata nga liderët serbë, duke i mohuar krimet dhe gjenocidin në Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Kreu i shtetit ka thënë në Berlin se marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë nuk ndikojnë vetëm në rrafshin bilateral, por edhe në stabilitetin e rajonit dhe të BE-së.
Duke folur për perspektiven euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur.
“Këtë nuk e shohim si dhuratë, por është diçka që Kosova e meriton dhe ka plotësuar kriteret për ta marrë. Së dyti, hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt. Bllokimi i negociatave ishte mesazh i keq për gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi.
Para shumë përfaqësuesve shtetërorë të SHBA-së, BE-së dhe shoqërisë civile, presidenti Thaçi ka thënë se po shihet se BE-ja ka standarde të dyfishta.
“Derisa Kosova bllokohet në liberalizim dhe Maqedonia me Shqipërinë bllokohen në hapjen e negociata, Serbisë i premtohet hapje e kapitujve të rinj. Shohim pra që ata që shpërblehen janë ata që shantazhojnë BE-në me raportin me Rusinë”, ka thënë ai.
Sipas presidentit Thaçi, kur kanë nisur bisedimet në vitin 2012, një nga rregullat e pashkruara ka qenë që s’do ta kushtëzojmë procesin, kurse tash taksa po përdoret për ta kushtëzuar dialogun.
“Si të lëvizim përpara? Nga eksperienca në procese deri më tash dua t’i përmend dy gjëra. E para, uniteti i shteteve të Kuintit, i cili është kyç që të vazhdojmë përpara me procesin. Dhe e dyta, koordinim i plotë SHBA dhe BE, edhe pse as ky koordinim nuk bën shumë punë kur vende të Bashkimit Evropian nuk lodhen se çka vendos BE. Disa prej tyre, madje shkaktojnë edhe shumë konfuzion në shtetet tona, si tek politikanët, ashtu dhe te qytetarët”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Ai ka shtuar se këto janë kushtet për ta rinisur procesin dhe për arritjen e marrëveshjes finale, derisa dialogu dhe marrëveshja përfundimtare, sipas tij, nuk kanë alternativë për stabilitetin e Ballkanit.
Presidenti Thaçi ka folur edhe për procesin zgjedhor në Kosovë dhe përpjekjet për krijimin e një qeverie të re.
Ai ka thënë se Kosova ka kaluar suksesshëm një test të demokracisë, pa marrë parasysh rezultatin zgjedhor.
“Partia fituese duhet të fillojë me formimin e qeverisë. Dua të theksoj se çdo proces me Serbinë do të trajtohet në nivel të dy shteteve sovrane dhe me konsensus politik në Kosovë. Unë jam president dhe do të investoj në arritjen e konsensusit të brendshëm në Kosovë. Polarizimet nuk ndalen në sistem pluralist, por ka ardhur koha që të kemi një pako të prioriteteve në mes të pozitës dhe opozitës, që në këto çështje të mos ketë dallime”, ka thënë ai.
Kreu i shtetit është zotuar se si presidentit i vendit do ta luaj rolin e tij për unifikimin e skenës politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin
Hoxhaj: PDK do të rrisë pagat e mësimdhënësve deri në 50 për qind
Diplomimi i gjeneratës së 61-të i Policisë së Kosovës, Krasniqi thotë se është rritur numri i pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
QKUK: Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor po realizohet sipas planit, deri tani janë kryer konsultime me rreth 300 çifte
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë