LAJMI I FUNDIT:

Tetova ka vetëm 800 vende për parkim

Tetova ka vetëm 800 vende për parkim

Edhe pse në Tetovë janë të regjistruara mbi 40 000 makina, qyteti nuk ka më shumë se 800 vende parkimi. Kjo situatë shkakton kaos të përditshëm në komunikacion. Rrugët gjithmonë janë të bllokuara nga makinat e parkuara kudo. Banorët akuzojnë komunën, për mos-gjetjen e zgjidhjes.

“Ndodh shumë shpesh të vij këtu të parkohem dhe nuk ka vend. Nuk janë fajtor këto të parkingut, por komuna duhet ta zgjidh këtë problem sepse Tetova ka shumë numër të madh të automjeteve. Më shumë parkingje duhet të ketë, edhe e paguajmë edhe nuk kemi parking”.

“Çdo ditë nga dy tre herë në ditë duhet ta lus atë zotërinë lartë të më gjej vend. E gjithë kjo është faj i komunës jo faj i yni”.


Inxhinierët e planifikimit hapësinor thonë se këtë problem e kanë rënduar edhe më shumë ndërtimet pa leje të viteve të fundit. Të njëjtat sipas tij, janë legalizuar edhe përkundër faktit se nuk kanë paraparë vend parkimi.

“Çështja e legalizimit e shkatërroi shumë çështjen e parkingjeve, shkaku se vetëm si objekt legalizohet ndërsa kushtet e parkimit nuk janë paraparë askund ndërsa legalizime siç dihet ka me mijëra”, tha Elmir Mustafai, Inxhinier i planifikimit hapësinor

Komuna e Tetovës, ka paraparë në tre pika ndërtimin e garazheve shumëkatëshe, madje pati edhe vendim të këshillit komunal, por që atëherë, ashtu sikurse shumë premtime të tjera, mbetën vetëm në letër./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Lajme
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Kalo në kategori