Shumë shpejt provimet me shkrim për patentë shofer pritet të realizohen në mënyrë elektronike. Kjo për shkak të projektit “e-testimit” të nënshkruar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë “PBC” gjatë vitit të kaluar. Kurse tash është gati faza e parë e pilot projektit e cila do të fillojë tash për tash vetëm në qendrën e testimit në Prishtinë.
Kështu kanë thënë për Indeksonline, zyrtarët për informimin pranë Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët kanë potencuar që kjo mënyrë testimi do të përdoret fillimisht, vetëm në njërën nga klasat e testimit në Prishtinë.
“Faza testuese do të filloj vetëm në një qendër të testimit dhe atë vlerësimet tona fillestare janë të fillohet në Prishtinë, në njërën klasë pasi që NJRPSH ka dy klasa ku organizohet provimi nga pjesa teorike, ashtu që për çdo eventualitet të kemi në dispozicion organizmin me shkrim të provimit dhe të jetë afër për intervenim në sanimin e problemit. Kjo do të vazhdoi deri sa të sigurohemi se e-testimi është 100% i gatshëm për implementim në të gjitha qendrat dhe garanton siguri të plotë në testimin e kandidatëve ( eliminohen të gjitha mundësitë e manipulimin eventuale)”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ky projekt, duket se nuk do të shkaktoi ndonjë dëm në zhvillimin e provimit për patentë shofer, pasi që janë marrë të gjitha masat. Kurse sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ata janë gati për të bashkëpunuar me të gjithë akterët, si Qendrat e Testimit dhe po ashtu Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Jemi në vlerësim të gjendjes aktuale, po presim që brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti të kryejmë të gjitha procedurat tjera, si: Instalimi i softuerit, futja e të dhënave, të dhënat për pyetës, lidhja me Regjistrimin Civil të Kosovës dhe me bazën e të dhënave për patentë shofer e MPB-së etj, ashtu që e-testimi të jetë i kompletuar në kuptimin e plotë të fjalë për fillimin e fazës testuese, dhe kjo fazë testuese do të jetë shoqëruar nga një komision profesionale për përcjelljen e lëshimeve eventuale, të metave dhe nevojave për plotësim të e-testimit. Ku shpresojmë që faza testuese të filloi në kuartalin e tretë të vitit 2018”, kanë deklaruar në MI.
Ata kanë menduar edhe për kandidatët që shumë shpejt do t’i nënshtrohen këtij provimi elektronik. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës do të bashkëpunohet edhe me auto-shkollat për tu pajisur me këtë souftuer, në mënyrë që kandidatët të familjarizohen me këtë mënyrë testimi. /Indeksonline/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-25-780x439.jpg)
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
![Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rssssss.png)
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu
![Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2a794aa8-7929-42f3-878f-3ec404809549-780x439.jpg)
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën
![Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/patente-shoferet-780x439.jpg)
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës
![Partneri i ISA Consulting Group, “Reveal,” zgjeron inovacionin e AI në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/prishtina-ai-article-isa-1-780x439.png)
Partneri i ISA Consulting Group, “Reveal,” zgjeron inovacionin e AI në Kosovë
![Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1672232372631255-780x439.jpg)
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame