LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në regjionin e Prishtinës, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Tërmet në regjionin e Prishtinës, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë
Foto: Ilustrim

Një dridhje e tokës është ndier sonte në orën 22:13  në Prishtinë.

Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka konfirmuar për Telegrafin tërmetin që ndodhi në Kosovë, duke dhënë edhe detaje shtesë.

Ai tha se tërmeti saktësisht ka ndodhur në mes fshatrave Magure dhe Suhodoll, të komunës së Lipjanit.


“Tërmeti ka ndodhur në komunën e Lipjanit, mes Magures dhe Suhodollit dhe ka qenë 3.0 shkallë të Rihterit. Saktësisht lëkundjet janë rEgjistruar në ora 22:13”, tha Mustafa.

Sipas qytetarëve të cilët kanë shkruar në adresë të Telegrafit, lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Ferizajt.

Edhe Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) ka njoftuar se lëkundjet janë ndjerë në Komunën e Prishtinës.

Po ashtu e njëjta faqe ka bërë të ditur se pak minuta më vonë lëkundje ka pasur edhe në Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori