LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag flet për situatën e Ronaldos dhe Rashfordit

Ten Hag flet për situatën e Ronaldos dhe Rashfordit

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka folur për situaten e sulmuesve, Cristiano Ronaldo dhe Marcus Rashford, të cilët janë lidhur me largim këtë afat kalimtar.

Ronaldo ka plotë një muaj që përfolët për një largim nga Djajtë e Kuq, por nisja e sezonit të ri në Ligën Premier e ka zënë te United, ku luajti në pjesën e dytë në humbje 2-0 nga Brighton.

Megjithatë, ylli portugez mund ta nis ndeshjen e ardhshme si titullar, edhe pse Ten Hag nuk e ka zbuluar vendimin e tij.


Lojtarët e Unitedit nuk e tolerojnë më Ronaldon: Çfarë është mjaft, është mjaft
Lexo po ashtu Lojtarët e Unitedit nuk e tolerojnë më Ronaldon: Çfarë është mjaft, është mjaft

“Cristiano pati një javë të mirë stërvitore, mendoj se ai luajti pak më shumë se gjysmë ore, ai ka pasur dy gjysmë ndeshje dhe për 11-shen fillestare do të shohim nesër. Vendimin tim, e mbaj”, ka thënë Ten Hag.

Trajneri holandez ka folur edhe për sulmuesin Rashford, për të cilin ka thënë se nuk do të bashkohet me Paris Saint-Germain, edhe përkundër zërave.

Man Utd merr vendim për Rashfordin, pas interesimit të Paris Saint-Germain
Lexo po ashtu Man Utd merr vendim për Rashfordin, pas interesimit të Paris Saint-Germain

“Rashford është me të vërtetë i rëndësishëm, e keni parë që nga dita e parë – jam shumë i lumtur me të dhe definitivisht nuk dua ta humbas atë”.

“Rashford është në planet tona. Ai do të qëndrojë te Manchester United”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/