Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Gjilan ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën në vlerë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj kundërvajtësit i cili ka tejkaluar në vijë të plotë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë: 192; 03850807001 dhe të dhënat do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
“Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Gjilan ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj kundërvajtësit i cili në foton e dërguar në E-mailin zyrtar shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/