Dy të mitur janë arrestuar pasi kishin kanosur një tjetër të mitur.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 06:43, në Lipjan.


Sipas raportit të policisë dy të dyshuarit dhe viktima janë nxënës të shkollës së mesme.

“Nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një shufër e metalit. Dy të dyshuarit pas intervistimit në prani të punëtoritë të QPS-së, me vendim të prokurorit, janë dërguar për 24 orë në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim