LAJMI I FUNDIT:

A do të ketë zgjedhje në Tetovë? Qeveria: Nuk është diskutuar për këtë çështje

A do të ketë zgjedhje në Tetovë? Qeveria: Nuk është diskutuar për këtë çështje

Ende nuk dihet nëse në komunën e Tetovës do të ketë zgjedhje të parakohshme për këshillin komunal. Mos votimi i llogarisë përfundimtare i komunës së Tetovës deri më 31 mars i hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme për këshillin komunal, me çka tani duhet që qeveria të vendos nëse kjo komunë të shkojë në zgjedhje.

Nga Qeveria për “TV21” thonë se kjo çështje ende nuk është në rend të ditës, dhe se kjo çështja është në procedurë qeveritare.

“Shkresa nga Komuna e Tetovës i është dorëzuar Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, e cila në procedurë të mëtutjeshme në afatin e përcaktuar ligjor e ka njoftuar gjegjësisht e ka dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Në këtë drejtim, duam të konfirmojmë se shkresa është në procedurë qeveritare, por deri më tani në mbledhjet e mbajtura nuk është diskutuar për këtë çështje”- thanë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Pyetëm edhe komunën e Tetovës se deri ku është afati kohor, por deri më tani nuk kemi marr përgjigje. Ditë më parë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se këtë javë pret vendimin e qeverisë.

“Javën tjetër në bazë të fuqisë së ligjit duhet të ketë vendim për këshillin. Qeveria brenda një muaji nga momenti informimit dhe deri më tash nuk kemi ndonjë informatë se cili është vendimi i Qeverisë”- tha Bilall Kasami – kryetar i komunës së Tetovës.

Në seancën e fundit të këshillit komunal, Besa , OBRM-PDUKM edhe Aleanca nuk arritën të sigurojnë shumicën që llogarinë përfundimtare të komunës së Tetovës të fusin në rend të ditës, pasi që nga Lista e pavarur më mirë për Tetovën kërkon llogari edhe sqarim për prerjen e drunjëve në rrugën Strasho Pinxhur.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori