LAJMI I FUNDIT:

Taravari për rastin tragjik në Tetovë: Duhet të ketë dorëheqje morale, përgjegjësia penale vjen më pas

Taravari për rastin tragjik në Tetovë: Duhet të ketë dorëheqje morale, përgjegjësia penale vjen më pas

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në intervistë për TV Alfa në lidhje për rastin tragjik në Tetovë tha se duhet të ketë përgjegjësi morale, ndërsa përgjegjësia penale më vjen më pas, dhe nëse funksionin shteti si duhet secili duhet të mbajë përgjegjësi penale.

“Pse formohet Shtabi i Krizës pas vdekjes së 14 personave? Nesër do është varrimi i viktimave dhe pse nevojitet Shtab i Krizës? Kriza ishte dje. Dikush ka gabuar në sistemin shëndetësor, ndërsa ai që mendon se ka gabuar duhet të japë dorëheqjen deri sa të zbardhet rasti”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, nuk është politizim nëse kërkohet dorëheqja morale për rastin e mbrëmshëm.


“Përmendin numra, 14 persona. Këto nuk janë numra, këto janë 14 jetë njerëzish, 14 tragjedi, 14 familje”, tha Taravari.

Taravari po ashtu theksoi se në këto 20 vite, në gjithë Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur asnjë investim kapital në ndonjë spital që nga Kumanova dhe deri në Strugë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Kalo në kategori