LAJMI I FUNDIT:

Takim i Ministrit Beqiri me drejtorët e bibliotekave të Kosovës

Takim i Ministrit Beqiri me drejtorët e bibliotekave të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, u takua me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, z. Sali Bashota, me drejtorët e bibliotekave ndërkomunale, si dhe me përfaqësuesin e Ministrisë së Pushtetit Lokal, z. Skënder Zogaj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bartjen e kompetencave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndaj Bibliotekave Ndërkomunale tek komunat përkatëse.

Me këtë rast, Ministri Beqiri tha se ai e përkrah nismën për funksionalizimin e rrjetit bibliotekar në pajtim me prirjet për decentralizimin e pushtetit lokal, duke kërkuar nga drejtuesit e bibliotekave që të angazhohen për sendërtimin e kësaj nisme, përmes të
cilës bibliotekat e Kosovës do të mund ta harmonizojnë më lehtë veprimin dhe bashkëpunimin e tyre.

Në pajtim me këtë nismë u formua edhe komisioni ad hoc, në përbërje të përfaqësuesve të MKRS-së, të pushtetit lokal, të Ministrisë së Arsimit, dy drejtorëve të bibliotekave ndërkomunale dhe drejtorit të Bibliotekës Kombëtare e Universitare të Kosovës. Ky komision do të merret me modalitetet e modifikimit të funksionimit të këtyre bibliotekave.


Në këtë takim u diskutua edhe çështja e rifunksionalizimit të sistemit digjital bibliotekar "EX libris" dhe e parandalimit të veprimit të sistemit paralel të quajtur "Qubris".

Pjesëmarrësit e këtij takimi konstatuan se "EX libris" është fitues i një tenderi ndërkombëtar dhe, si i tillë, ky sistem kompjuterik është legal dhe duhet të përkrahet e të ketë shtrirje në gjithë rrjetin bibliotekar të Kosovës.

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Historia e Osman Zymit, një prej fotografëve të parë në Kosovë: Dritëshkronja e Mitrovicës (Foto)

Historia e Osman Zymit, një prej fotografëve të parë në Kosovë: Dritëshkronja e Mitrovicës (Foto)

Mbi klasiken

Mbi klasiken

Thënie nga Franz Kafka: Zoti t'i jep arrat, por nuk t'i thyen ato!

Thënie nga Franz Kafka: Zoti t'i jep arrat, por nuk t'i thyen ato!

Konfiteori i artistit

Konfiteori i artistit

Fjala+
Kalo në kategori