Një hapësirë me panele solare lundruese që është e barabartë me rreth 70 fusha futbolli në madhësi ka filluar të gjenerojë energji në rezervuarin e Sirindhorn, rreth 660 kilometra (410 milje) në lindje të kryeqytetit Bangkok.
Sipas të dhënave, përcjell Telegrafi, ndërsa 145,000 panele solare shfrytëzojnë energjinë nga dielli gjatë ditës, tre turbina konvertojnë energjinë nga uji që rrjedh natën, duke vendosur rekordin botëror për Sistemin Hibrid Hidro-Diellor më të madh.
Sipas autoriteteve, projekti filloi funksionimin tregtar më 31 tetor 2021 për të përmirësuar sigurinë e sistemit energjetik të vendit.
Ai do të zvogëlojë emetimet e gazeve serrë prej rreth 47,000 ton/vit dhe të sigurojë energji të pastër për të ndihmuar në zbutjen e ngrohjes globale.
Për shkak të suksesit të projektit, Autoriteti Gjenerues i Energjisë Elektrike të Tajlandës (EGAT) do të vazhdojë me projektin e ardhshëm 24-MW në Digën Ubol Ratana në Provincën Khon Kaen dhe projekte të tjera në digat në mbarë vendin me gjithsej 15 projekte, për të arritur kapacitetin total prej 2,725 MW në mënyrë që Tajlanda të arrijë qëllimin e Emetimeve Neto Zero dhe të bëhet një shoqëri e qëndrueshme me karbon të ulët. /Telegrafi/