Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila së bashku me partnerët e saj të koalicionit, nesër do të fillojnë dhe zyrtarisht fushatën parazgjedhore, është e sigurte që e gjithë kjo do të rezultojë me fitore.
Abelard Tahiri, anëtar i Kryesisë së PDK-së, në një intervistë për KosovaPress thotë se që nga nesër do të fillojnë një rrugëtim dhjetëditor dhe Kosovës do t’i japin një fillim të ri.
“Nesër rreth orës 15:00, PDK së bashku me partnerin e saj të koalicionit AAK-në dhe partnerët tjerë të koalicionit, do të bëjnë hapjen e fushatës në Sheshin ‘Skënderbeu’, ku pritet që të marrin pjesë njerëz nga e gjithë Kosova. Këta njerëz, nesër do të fillojnë një rrugëtim 10-ditor, ku Kosovës do t’i japin një fillim të ri. Një fillim të ri për ekonominë e këtij vendi. Një fillim të ri për shëndetësinë. Një fillim të ri për mirëqenien e qytetarëve”, tha ai.
Tahiri shprehet i bindur që koalicioni PDK-AKR-Nisma, do të dal fitues nga këto zgjedhje.
“Ajo që do të jetë e njëjtë me fushatat e tjera, do të jetë fitorja e saj në këto zgjedhje. E kësaj partie dhe këtij koalicioni. Ky koalicion do të jetë koalicion fitues. Ky koalicion do të sjellë një fitore të fuqishme dhe një fillim të ri”, thotë ai.
Megjithëse takimi i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, me qytetarë ka filluar tashmë, Tahiri thotë se nga kërkesat e qytetarëve me të cilët është takuar, PDK ka përgatitur një platformë, të cilën e quajnë “Fillimi i Ri”.
“Deri tani kryetari Veseli, së bashku me ekipin e tij, ka qenë gjithandej Kosovës, ka zhvilluar një tur të dëgjimit, ku ka takuar qytetar të shtresave të ndryshme, të të gjitha komuniteteve, ku ka dëgjuar hallet dhe brengat e tyre. Dhe nga ato kërkesa të qytetarëve sot ne kemi një platformë, të cilën e quajmë fillim i ri. Dhe në atë platformë përfshihen të gjitha kërkesat e qytetarëve të Kosovës. Pra një fillim i ri për ekonominë tonë. Një fillim i ri në shëndetësinë, një fillim i ri për jetën në përgjithësi në vend”, tha ai.
Tahiri, i cili shprehet i sigurt në fitore, thotë se këtë e bazon në sondazhet e bëra së fundi dhe në mbështetjen e qytetarëve, me të cilët kreu i PDK-së, është takuar së fundi.
“Këtë e bazoj dhe ne sondazhet e fundit që i kemi bërë. E bazoj dhe në takimet e përditshme, që kemi me qytetarët e Kosovës. Pra e them pa hezitim që PDK dhe ky koalicion, ka një mbështetje të fuqishme nga gjithë qytetarët e Kosovës. Kemi një fitore të fuqishme”, tha Tahiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës