LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Pushteti i Kurtit po përpiqet të lejojë sërish rritjen e çmimit të rrymës

Tahiri: Pushteti i Kurtit po përpiqet të lejojë sërish rritjen e çmimit të rrymës
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka pranuar kërkesë nga KESCO për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale.

Sipas Tahirit, kjo është faza e parë e përpjekjes së qëllimshme dhe të sinkronizuar e Qeverisë Kurti që të lejojë rritjen e serishme të çmimit të energjisë elektrike.

Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ZRRE-së i kërkohet shqyrtim i jashtëzakonshëm për situatën me energji
Lexo po ashtu Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ZRRE-së i kërkohet shqyrtim i jashtëzakonshëm për situatën me energji

“Përderisa debati rreth shtrenjtimit të padrejtë të çmimit të energjisë për afër 400 mijë familje kosovare ende nuk është mbyllur dhe një çështje e tillë është subjekt i shqyrtimit gjyqësor, paralelisht me kohën kur çdo produkt esencial për mbijetesë është shtrenjtuar shumëfish duke e bërë koston e jetesës të papërballueshme për qytetarë, guximi për t’ia mësyrë shtrenjtimit të energjisë elektrike është iluzion i këtij pushteti që i sheh qytetarët e Kosovës si të nënshtruar përballë tij dhe në funksion të tij”, ka shkruar ai në Facebook.


Tutje, Tahiri është shprehur se “kjo mësymje në kurriz të qytetarëve”, përveç që është papërgjegjësi, është edhe irracionalitet.

“Ftoj pushtetin që të përmbahet nga një ‘guxim’ i tillë, sepse qytetarët janë duke e prekur fundin e mundësive të tyre për të mbijetuar në rrethanat aktuale. Çdo përpjekje për të shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike e për t’ua shtuar këtë barrë qytetarëve, do të hasë në kundërshtimin tonë të plotë dhe të pa kompromis”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori