Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar ndaj komunikatës provokuese të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me rastin e vizitës së saj dje në Mitrovicë për të inspektuar punimet e revitalizimit të Urës së Ibrit.
Në reagimin e saj, Tahiri ka deklaruar se Serbia duhet të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore me Republikën e Kosovës në frymën e Dialogut që po zhvillohet në Bruksel dhe duhet të ndal ndërhyrjet e saja në shtetin e Kosovës.
“Dialogu i Brukselit ka për synim normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve në dobi të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë. Serbia duhet ta ketë parasysh se për të qenë në gjendje që të përmbush përgjegjësitë që dalin nga ky dialog, duhet të transformohet në frymën evropiane. Nuk mundet një Serbi e mentalitetit Millosheviqian të pretendoj të bëhet evropiane, përderisa nuk e pranon realitetin e ri të krijuar në Ballkan me lindjen e shtatë shteteve të reja, ku Republika e Kosovës është shtetit më i ri. Edhe Kosova edhe Serbia e dinë mirë se përparimet në normalizimin e marrëdhënieve ndër fqinjësore lidhen me përparimin e integrimit evropian për të dyja shtetet”, ka thënë Tahiri.
Ajo ka shtuar se shteti i Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në dhe kjo dëshmon se ka bërë përparime substanciale në reforma evropiane dhe ka përmbushur obligimet nga dialogu i Brukselit.
“Serbia duhet t’i zbatojë obligimet e veta dhe të mos zvarris më tej procesin e zbatimit të marrëveshjeve. Heqja e barrikadës nga ura e lumit Ibër më 14 gusht 2016 është rezultat i dialogut të Brukselit, si dhe shumë procese tjera pozitive që i ka dhënë ky dialog, që ka mundësuar dhe do të mundësoj normalizimin e gjendjes në pjesën veriore të shtetit të Kosovës, integrimin e serbëve të veriut dhe zhbërjen e strukturave të mbetura ilegale. Unë dhe përfaqësues tjerë të shtetit të Kosovës takojmë vazhdimisht qytetarët e Mitrovicës si në jug ashtu edhe në veri, mund t’iu siguroj se ata i janë gëzuar lirimit të urës dhe i gëzohen normalizimit të gjendjes në veri, si shqiptarët, serbët e komunitetet tjera. Qeveria e Serbisë ka nënshkruar marrëveshje për normalizim, për heqje të barrikadave dhe lëvizje të lirë, ata duhet të jenë të vetëdijshëm që duhet mirëpritur zbatimin e këtyre marrëveshjeve, siç d uhet ditur mirë që janë ata që duhet marrë leje kur vizitojnë shtetin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Për sa i takon incidenteve në Mushtisht, Tahiri thotë se reagimi i popullatës shqiptare nuk ka qenë i orientuar kundër pelegrinëve serb të Kosovës, por ka qenë reagim ndaj gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës, për të cilën Serbia nuk ka kërkuar falje.
Tahiri ka shprehur keqardhje për djegien e kafeterisë në veri të Mitrovicës, vendi ku Tahiri ka pirë kafe gjatë ditës së djeshme në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Unë shpreh keqardhje për incidentin/djegien në kafeterinë “Dolce Vita” në veri të Mitrovicës ku qëndrova dje për kafe, dhe mendoj se ky incident është nxitur nga komunikata provokuese e Qeverisë së Serbisë. Përndryshe, unë kam qëndruar në veri dhe po në këtë kafiteri edhe dy herë tjera, por nuk kanë ndodhur incidente të tilla. Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në lokalin “Dolce Vita” në komunën veriore të Mitrovicës. Ky është një akt qyqar dhe i neveritshëm i ndërmarrë nga ata që janë kundër normalizimit dhe lirisë së lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Ajo shprehet se nëse Serbia mendon se mund të vazhdoj me pretendime iluzionistë ndaj shtetit të Kosovës e ka shumë gabim.
“ Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm, e mbrojtur nga Kushtetuta e Kosovës, vullneti politik dhe vizioni euro-atlantik i qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, të konfirmuara nga Gjykata ndërkombëtare për drejtësi e cila konfirmoi ligjërisht pavarësinë e Kosovës më 22 korrik 2010”, ka thënë Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze